Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 vendet më të mira për të udhëtuar në janar
 
Shperndaje
ikub#: 1801030027
Në janar është periudha më e mirë për të udhëtuar. Përveç çmimeve të leverdishme, keni pushimet dimërore si dhe jeni më të qetë dhe pa shumë turistë për të vizituar vendet që dëshironi.
Ja 5 destinacione shumë të bukura, magjike, plot histori e kulturë që ja vlen të vizitoni në janar. 
1-Jaipur, Indi
 
I njohur si "Qyteti Rozë" është i pasur me histori dhe kulturë. Qyteti dhe ndërtesat e tij u lyen dhe pikturuan në ngjyrë rozë në shekullin e 19-të. Kjo ngjyrë lidhet me mikpritjen dhe u bë në nderim të vizitës së Princit të Uellsit. Ky qytet është më i bukur për tu parë gjatë stinës së dimrit për shkak të klimës më të butë, se sa në verë ku mbizotëron vapa mbytëse.
2-Parku Kombëtar, Kanada
 
Malet Rocky, akullnajat, liqenet ngjyrë smeraldi dhe kafshët e egra janë gjithçka që do të gjeni në këtë park. Ky park ofron një pamje magjike, një qetësi totale larg zhurmës së qytetit. Në janar përveç borës është një kohë e shkëlqyeshme për të parë yjet dhe bukuritë e qiellit.
3-Cape Town, Afrika e Jugut
 
Janari është në mesi i verës në Afrikën e Jugut. Një mot i ngrohtë dhe të thatë, ideal për të eksploruar qytetin, malet përreth, kopshtet e mrekullueshme dhe plazhet e shumta të qytetit. 
4-San Miguel de Allende, Meksikë
 
Rrugët me kalldrëm, drita e artë dhe fasadat shumëngjyrëshe kanë tërhequr artistë nga e gjithë bota në këtë qytet malor për dekada të tëra. Ushqimi i pasur tradicional, banesat interesante, dyqanet me suvenire nga më të çuditshmet janë pjesë e magjisë së këtij qyteti.
5-Miami, Florida
 
Kjo është koha më e mirë e vitit për të vizituar Miamin, ku rrezet e diellit dhe lagështia e bëjnë motin ideal për plazh dhe shëtitje pa u djersitur.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DESTINACIONE JANAR UDHETIMI VENDET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved