Flokët e nuseve në trend për 2018
 
Shperndaje
ikub#: 1801090042
Flokët e nuseve në trend për 2018 Modelet e flokëve për nuse për 2018 me shik dhe interesante janë propozuar ne pasarelat me te bukura te botes nga emra te mëdha te modës bridal dhe janë te shumta tendencat fashion te cilat nuk duhet ti humbisni.
Modelet e flokëve për nuse për 2018 me shik dhe interesante janë propozuar ne pasarelat me te bukura te botes nga emra te mëdha te modës bridal dhe janë te shumta tendencat fashion te cilat nuk duhet ti humbisni.
Për këtë vit shume te preferuara do te jene modelet e flokëve te lëshuar për nuse me një pamje minimal apo me pak onde. Sigurisht do te vazhdojnë te preferohen modelet e mbledhura te flokëve apo edhe ato gjysme te mbledhura me inserte te mëdha midis flokëve ku do te preferohen kurora apo bizhu te tjera.
Këtë vit për sa i përket modeleve te flokëve te nuseve do te dominohen nga flokët e lëshuar ku është pare te zgjidhen thuajse nga te gjitha brandet me te dashura bridal.
 
Një kthim te madh sheh edhe bishti i kalit ne te gjitha format e tij duke filluar nga ato te lidhura ngushte pas koke deri tek modelet me te shpupuritura madje edhe balluke.
 
Aksesoret me përmasa te mëdha për flokë janë shfaqur ne pasarelat e maison me luksoze te cilat kane dashur qe nuset për 2018 te mbajnë kurora me inserte ne forme yjesh, kurora apo rrathë me lule dhe flokët te mbledhura me vello. Kurora dhe kapëse bizhu me përmasa te mëdha janë frymëzuar nga një stil disi me modern për sa i përket modës se nuseve.
 
Për ato nuse qe preferojnë modele flokësh te mbledhura topuzi vazhdon te mbetet një klasik shume i dashur edhe nga stilistet. Është një model flokësh ku mund ta shihni ne çdo koleksion madje edhe te zbukuruar nga perla midis flokëve.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: FLOKE NUSE TREND

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved