Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Shtypni këto pika në shputën e bebes dhe do të pushojë së qari
 
Shperndaje
ikub#: 1609120054
Refleksologjia është zhvilluar shumë në dy dekadat e fundit. Kjo filozofi e vjetër kineze e të ushtruarit presion në pjesë të ndryshme të trupit për të lehtësuar dhimbjet, është akoma më me përfitim tek bebet, sepse ata janë më sensitivë.
Fërkimi i shpinës së bebes kur është nervoz, është një ritual që e bëjmë të gjithë, kështu që nuk është çudi si refleksologjia mund të bëjë mrekullira për lehtësimin e dhimbjeve tek foshnjat.
Disa prej arsyeve pse një bebe mund të qajë janë:
 
-Një pelenë e lagësht apo e pistë
-Uria
-Zhurma dhe aktivitet i tepërt
-Dhimbje barku, refluks ose alergji ushqimore
-Sëmundje të ndryshme
 
 
Pjesa e sipërme dhe e poshtme e barkut
Nëse fëmija juaj vuan nga një problem i stomakut që mund të ketë të bëjë me tretjen e ushqimit, urthin apo diskomfortin e zorrëve, masazhoni harkun e këmbës së tij. Gjysma e poshtme e harkut lidhet me pjesën e poshtme të abdomenit, kështu që duke e masazhuar atë, do të lehtësoni probleme si fryrja apo kapsllëku.
 
 
Gjoksi
Pjesa e këmbës mbi hark, lidhet me zonën e gjoksit. Duke masazhuar këtë pjesë, ju mund të lehtësoni probleme si të ftohtët, kola kronike dhe kongjestioni që krijohet nga grumbullimi i sekrecioneve. Refleksologjia mund të lehtësojë të gjitha format e kongjestionit dhe kjo është shkencërisht e provuar.
 
 
Sinuset
Qëndra e shputës lidhet me sinuset, kështu që nëse masazhoni këtë pikë, ju do të lehtësoni problemet e tyre, duke përfshirë rrjedhjen e hundëve dhe problemet respiratore.
 
 
Pelvisi
Thembra e këmbës është lidhur me pelvisin ose legenin, kështu që masazhimi i saj do të reduktojë kontraktimin e muskujve dhe problemet me qëndrimin. Duhet të dini që kjo praktikë duhet përdorur si një lehtësim i përkohshëm dhe jo si trajtim për problemet shëndetësore.
 
 
Koka/dhëmbët
Duke masazhuar majat e gishtave te këmbës mund të ndihmoni në problemet që kanë të bëjnë me dhëmbët dhe infeksionet e veshit
 
 
Pleksusi solar
Pleksusi solar përbëhe nga rrjeti i nervave mes stomakut dhe mushkërive, duke e bërë të vështië përcaktimin e dhimbjes në këtë zonë. Megjithatë, masazhimi i zonës së sipërme të harkut, mund të lehtësojë dhimbjen.
 


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BEBI KEMBA PIKA SHTYPJE


Orinda, Marina, Xhensila, apo Big Mama
(Në cilën prej dasmave do të donit të ishit?)
loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Raiffeisen
loading...
Living


Më të lexuarat


Teuta


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved