Ushqimet që nuk duhet të konsumoni me stomakun bosh
 
Shperndaje
ikub#: 1612040010
Zbuloni të gjitha ushqimet që bëjnë mirë në mëngjes.
Kosi, lëngu i portokallit, një filxhan kafeje duken si ideja më e mirë për tu konsumuar në mëngjes. Por fatkeqësisht nuk është kështu, pasi këto ushqime bëjnë më shumë dëme nëse konsumohen me stomakun boshë.
 
Ja çfarë ushqimesh duhet të konsumoni në mëngjes dhe çfarë jo.
 
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes.
 
-Shmangni të gjitha ushqimet që përmbajnë maja, pasi ato shkaktojnë fryrje të stomakut.
 
-Shmangni ëmbëlsirat pasi rrisin nivelin e insulinës duke shkaktuar diabet në të ardhmen.
 
-Shmangni kosin dhe nënproduktet e tjera të fermentuara të qumështit. Acidi hifroklorik që formohet në stomak do të vrasë të gjitha bakteret laktike. Prandaj konsumimi i tyre nuk do të ketë asnjë përfitim në organizëm.
 
-Shmangni dardhat pasi fibrat e papërpunuar që gjenden në të mund të dëmtojë mukozën e stomakut kur ai është bosh.
 
-Shmangni domatet pasi ato rrisin nivelin e aciditetit në stomak duke shkaktuar gastrit dhe ulçër.
 
-Shmangni kastravecin dhe perimet e gjelbërta pasi ato shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje mesi kur konsumohen me stomakun bosh.
 
-Shmangni bananet pasi rrisin nivelin e magnezit në gjak duke shkaktuar probleme në zemër.
 
-Shmagni erëzat dhe çdo gjë djegëse pasi shkaktojë gastrit dhe dëmtojnë sistemin tretës.
 
-Pijet me gaz pasi dëmtojë shtresën e mukozës së stomakut dhe ngadalëson procesin e tretjes.
 
-Agrumet pasi përmbajnë acide frutash dhe me stomakun bosh shkaktojnë urth, gastrit deri në krijimin e ulçerës.
 
Ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes.
 
-Konsumoni tërshërë pasi ato krijojnë një shtresë mbrojtëse rreth stomakut duke e parandaluar acidin e tij të krijojë dëme. Gjithashtu ato përmbajnë fibra duke sjell shumë përfitime në organizëm.
 
-Drithëra pasi ato pasurojnë organizmin me fibra duke përmirësuar tretjen dhe mbrojnë stomakun.
 
-Vezët pasi ato japin kaloritë e nevojshme për të përballuar ditën.
 
-Shalqi pasi e furnizon stomakun dhe trupin me lëngje dhe ndihmon në shëndetin e syve dhe zemrës.
 
-Boronicat pasi kur konsumohen me stomakun bosh përmirësojnë memorien, presionin e gjakut dhe metabolizmin.
 
-Bukë me fara por pa maja i japin trupit karbohidratet e nevojshme për të prodhuar energji.
 
-Arrat pasi përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pH e stomakut.
 
-Mjalti ndihmon të zgjojë trupin në mëngjes duke i dhënë forcë dhe energji atij. Gjithashtu mjalti ndihmon trurit të funksionojë më mirë dhe prodhon hormonin e seratonit, që ndikon në ndjenjën e lumturisë tek njerëzit.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: BOSH DUHURA SHENDETI STOMAKU USHQIMET

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved