Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
4 minuta ushtrime për të transformuar të gjithë trupin
 
Shperndaje
ikub#: 1612160108
Dëshironi trup të bukur? Ja si ta arrini.
Ushtrimet me intensitet të lartë nuk janë për të gjithë njerëzit. Gjithashtu jo të gjithë kanë mundësi dhe kohë të kalojnë orë të tëra në palestër. Prandaj ja 4 minuta ushtrime në ditë, që mund ti bëni lehtësisht në shtëpi dhe në të njëjtën kohë do të stërvitni të gjithë pjesët e trupi. Shumë shpejt trupi do të jetë më i hollë dhe më i tonifikuar.
 
1-Squats - 60 sekonda
 
Hapini këmbët sa gjerësia e shpatullave dhe duart vendosini pas kokës. Filloni uluni deri sa gjunjët të shënojnë 90 gradë me tokën dhe më pas çohuni sërish. Ky ushtrim është shumë i mirë për vithet dhe këmbët.
 
2-Push ups - 30 sekonda
 
Bëni pompa ku duart duhen hapur sa gjerësia e shpatullave, ndërsa këmbët pak të hapura. Filloni të bëni ulje ngritje për 30 sekonda. Pesha e trupit duhet mbajtur tek duart.
 
3-Mountain Climbers - 30 sekonda
 
Qëndroni përmbysur me duar të shtrira për të mbajtur peshën e trupit dhe filloni mblidhni këmbët një nga një përpara deri sa gjuri të arrij tek gjoksi. Më pas çojeni sërish në vend.
 
4- Lunges - 60 sekonda
 
Qëndroni drejt me këmbët pak të hapura dhe më pas përthyeni njërën këmbë përpara dhe shkoni sërish në vend drejtë. Këtë gjë përsëriteni edhe me këmbën tjetër. Ky është një ushtrim shumë i mirë për hollimin dhe tonifikimin  e këmbëve.
 
5-Jumping Jacks - 45 sekonda
 
Ky ushtrim ka të bëjë më hedhjen. Hidhuni dhe hapni dhe këmbët dhe duart njëkohësisht. Më pas hidhuni sërish për të shkuar në pozicionin fillestar. Kjo do të djegë të gjitha kaloritë e trupit duke vënë në lëvizje shumë muskujt të ndryshëm.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI KEMBET TRUPI USHTRIME VITHET

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved