Studimet tregojnë se një vezë në ditë ndihmon fëmijët të zgjaten
 
Shperndaje
ikub#: 1706190106
Studimet tregojnë se një vezë në ditë ndihmon fëmijët të zgjaten E skuqur, e rrahur, sy , e zierë apo e pjekur, fëmijët duhet të hanë të paktën një vezë në ditë. Përveç vlerave ushqyese e mineraleve, fëmijët do të përfitojnë nga një centimetër më shumë nëse hanë rregullisht vezë.
Studimi 6 mujor është publikuar së fundmi në revistën e specializuar Pediatrics. Sipas World Health Organization 155 milion fëmijë nën moshës 5 vjeçare janë më të shkurtër në krahasim me moshatarët që kanë një gjatësi normale. Kjo gjë ndodh kryesisht për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së vitaminave e lëndëve ushqyese në regjimin ushqimor të fëmijëve. 
Shkencëtarët morën në studim 163 fëmijë dhe u vu re se pas konsumit të vezëve çdo ditë, pas 6 muajsh rezultoi se këta fëmijë ishin zgjatur më shumë se fëmijët e tjerë. The British Nutrition Foundation rekomandon se fëmijët e vegjël duhet të njihen me shije të ndryshme dhe prindërit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ne mënyrë që vitaminat e mineralet t’i marrin nga burime të ndryshme bimore e shtazore.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE VEZA ZGJATJA

Marre nga living.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved