Kjo është arsyeja përse disa fëmijë lindin me flokë, kurse të tjerë jo
 
Shperndaje
ikub#: 1707100150
Kjo është arsyeja përse disa fëmijë lindin me flokë, kurse të tjerë jo Nëse jeni shtatzënë dhe mendoni si do të jenë flokët e fëmijës, apo tashmë keni sjellë në jetë beben tuaj dhe e prisnit me më shumë apo më pak flokë, atëherë duhet patjetër të shuani kuriozitetin tuaj.
Nga çfarë varet prania e flokëve në kokën e fëmijës?
Të gjithë bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë pushi, e cila ka tendencën të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzënisë, më pas gjatë lindjes, rritja e hormoneve të placentës shkakton rënien e flokëve.
Gjatë muajit të 6-7 të shtatzënisë, fetusi mbulohet nga pushi, e cila formohet nga estrogjeni i prodhuar gjatë shtatzënisë, dhe që zhduket në muajin e 8. Gjatë javëve në vijim formohen flokët dhe vetullat. Sipas mjekëve, disa fëmijë lindin pa flokë sepse gjatë lindjes ata përballen me një rënie së të gjithë flokut (alopeci fronto-parietale), por që kjo nuk do të thotë se folikulat e flokëve nuk ekzistojnë. Ato janë atje dhe do t’i japin jetë flokëve gjatë muajve në vijim.
 
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJE FLOKE LINDJA

Marre nga living.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved