Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Tatuazhet çlirojnë thërrmija me ngjyrë që kalojnë në gjak
 
Shperndaje
ikub#: 1709130097
Bojërat që përdoren për tatuazhet mund te çlirojnë thërrmija shume të vogla, më të vogla se një e milionta e milimetrit, ne gjendje për të qarkulluar ne gjak qe me pas depozitohen ne limfonodet, qe ndryshe quhen edhe si portat e sistemit imunitar.
Zbulimi vjen nga një grup kërkuesish te Institutit Federal Gjerman për Vlerësimin e Rrezikut dhe është bere publik ne revistën Scientific Reports dhe i detyrohet përdorimit te mikroskopëve te fuqishëm qe përdorin dritën me sinkroton.
Për momentin, konsekuenca e vetme e verifikuar është një fryrje kronike ne zonat e limfonodeve. Sipas Hiram Castillo nga European Synchrotron Radiation Facility) ne Grenoble, ata qe aplikojnë tatuazhet nuk kontrollojnë përbërjen kimike te ngjyrave, çka përbën një kërkesë te rëndësishme dhe te arsyetueshme. Edhe pse ngjyrat qe përdoren ne tatuazhe përmbajnë pigmente organike, aty ndodhen edhe substanca te tjera, si nikel, krom, mangan, kobalt, bioksid titani, qe përdorën për ngjyrën e bardhe.
Imazhet e kampioneve te lëkurës dhe limfonodeve te marra nga persona qe kanë bërë tatuazhe, te shikuara me mikroskopët e cituar me sipër, kanë lejuar observimin e thërrmijave te çliruara nga ngjyruesit që përdoren për tatutë.
 


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BOJA LIMFONODE NGJYRA TATUAZHE THERRMIJA


Orinda, Marina, Xhensila, apo Big Mama
(Në cilën prej dasmave do të donit të ishit?)
loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Raiffeisen
loading...
Living


Më të lexuarat


Teuta


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved