Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Çfarë e bën një grua të jetojë më gjatë?
 
Shperndaje
ikub#: 1710110111
Të gjithë duam të jetojmë më gjatë, është një nga ëndrrat më të mëdha të njerëzimit. Por ja që gratë e kanë një mundësi për ta arritur këtë më shumë se burrat.

Sipas një studimi të publikuar nga ‘Environmental Health Perspectives’, gratë që jetojnë në shtëpi të rrethuara nga gjelbërimi kanë shanset për të jetuar më gjatë se ato të tjerat. 

Është bërë një studim nga Universiteti i Harvard dhe disa instanca spitalore në Amerikë. Ky studim përfshinte 108.630 gra në të gjithë SHBA-të nga viti 2000 deri në vitin 2008. Ky studim krahasonte nivelin e vdekshmërive në raport me nivelin e gjelbërimit rrethues të ambjenteve ku kanë jetuar.

Gratë që jetojnë më pranë natyrës kanë një shans, 12% më pak, të rriskut të vdekshmërisë. Sidomos në raport me sëmundjet e kancerit dhe aparatit të frymëmarrjes. Në raport me këto dy sëmundje, shifrat janë respektivisht 34% më pak për sëmundjet e frymëmarrjes dhe 13% më pak për kancerin.

Lidhja që bëhet mes sëmundjes dhe natyrës? E thjeshtë fare, ato që jetojnë me më shumë gjelbërim janë më pak të ekspozuara ndaj ajrit të ndotur, stresit, zhurmave akustike, nxehtësisë artificiale. Natyra të jep gjithashtu më shumë mundësi për aktivitete fizike dhe ndërvperim social, duke ulur problemet e shwëndetit mendor gjithashtu. 

loading...


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FITNES GRUAJA JETEGJATESIA SHENDETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
loading...
Raiffeisen
Alviero


Më të lexuarat


Cineplexx


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved