Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Të jetosh me Alzhaimer dhe i braktisur; Foto shokuese
 
Shperndaje
ikub#: 1711040005
Një fotografe amerikane ka hedhur dritë mbi realitetin e errët të jetuarit me Alzaimer.

Ndërsa ishte në turne në një spital në Francë, fotografja Maja Daniels, hasi një derë të mbyllur me dy dritare rrumbullake me xhama. Dikush nga përtej derës ishte duke i tërhequr vëmendjen. Kur ajo u interesua për atë derë mësoi se ajo të çonte në një zonë të mbrojtur të spitalit që kishte pacientë që vuanin me Alzaimer, e krijuar për ti mbajtur ata të sigurt pa pasur mundësi të largoheshin e për rrjedhojë ndoshta të humbnin.

Daniels tha, ‘Ngela e goditur nga imazhi i asaj dere’.

Ajo derë u  hap për të, dhe rezultati është ‘Into Oblivion’ një dokumentar që vë në pah disa nga problemet më të mëdha me të cilat jetojnë të sëmurët me Alzaimer duke nënvizuar një gjeneratë të tërë të shkëputur nga këta njerëz të moshuar.

Pasi bëri fotot ajo ia tregoi ato kolegëve të saj të cilët ngelën të shokuar nga imazhet e njerëzve që qëndronin nga ana tjetër e portës.

‘Ndonjëherë gjërat më të vështira për tu parë janë ato që janë më pranë nesh’, thotë Daniels.

Pak kohë më vonë në atë spital, ajo dritare rrumbullake me xham u mbulua me letër me arsyen për të mbajtur pacientët larg saj. Larg jetës, larg njerëzve që i kanë braktisur.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALZHAIMER FOTOGALERI PLEQERI VETMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved