Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të nxisni metabolizmin çdo mëngjes
 
Shperndaje
ikub#: 1711270038
Mëngjeset mund të jenë të mbushura me tension përpara se të dalim nga shtëpia. Por mund edhe të mos jenë.

Mëngjesi është koha të vendosësh prioritet veten tënde përpara familjes, punës dhe të gjitha detyrimeve që ke. Mëngjeset janë koha ideale edhe për të nxitur metabolizmin tuaj të veprojë.

Me disa ndryshime të vogla në atë që hani, pini dhe ushtroni mund të nxisni metabolizmin tuaj para se të lani dhëmbët madje. Ndiq këto këshilla dhe do të digjni kalori gjatë gjithë ditës dhe do të ndiheni me shumë energji.

Djersit

Ka të bëjë e gjitha me kohën. Të bësh disa ushtrime si gjënë e parë që bën sapo zgjohesh i thotë trupit tënd dhe metabolizmit që është koha të fillojë të konsumojë. Trupi është në modalitet gjumi, prandaj nëse do ti çosh mesazhe zgjimi trupit bëjë ushtrime sapo të zgjohesh. Ta bësh këtë do të thotë pa diskutim që metabolizmi juaj do të djegë gjatë gjithë ditës dhe pse mund të jesh ulur për tetë orë në zyrë.

Por në fillim, kafe

Kafja nuk është vetëm çelësi për të zgjuar mendjen dhe trupin tuaj por edhe një nxitës i metabolizmit. Nëse nuk je një njeri kafeje, çaji mund të japë një efekt të ngjashëm.

Proteina

Proteinat duan më shumë kohë të digjen sesa ushqyesit e tjerë, prandaj vetëm duke i ngrënë e ke nxitur metabolizmin. Konsumo një lëng frutash brenda 30 minutave nga momenti i stërvitjes. Këto ndihmojnë jo vetëm të nxisin metabolizmin tuaj por e bën lëkurën dhe flokët tuaj të duken të mrekullueshme.

Zgjohu dhe pi

Të hidratosh trupin në momentin që zgjohesh është shumë e rëndësishme. Të pish mjaftueshëm ujë ka vërtetuar se e nxit metabolizmin tuaj me rreth 30% me shumë dhe më shpejt se po mos të pish. Shtrydh një limon në gotën e ujit apo disa feta kastravecë për ta bërë më të shijshme. Mbaj një gotë ujë afër krevatit që të kujtohesh.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MENGJES METABOLIZEM NXITESIT

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved