Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Bukë me vaj ulliri, binomi prefekt për shëndetin
 
Shperndaje
ikub#: 1711280075
Sipas nutricionistëve më të mirë italianë, buka e shoqëruar me vaj ulliri mund te zëvendësojë shumë mirë një vakt ushqimor për fëmijët dhe jo vetëm ata.
Nëse këtij binomi do t’i shtojmë edhe omega 3 te peshkut dhe micro nutrientët e domates, kemi përfituar një vakt te plotë ushqimor.
Për te promovuar vajin e ullirit, kemi menduar te shfrytëzojmë ndoshta aleatin me te mire te tij, bukën, thotë Angelo Cremoni, president i grupit te ullirit dhe vajit te ullirit Assitol, Associazione italiana dell'industria olearia.
 Kërkime te tera shkencore kane vërtetuar se këto dy shtylla te dietës mesdhetare, përforcojnë vlerat e njeri-tjetrit kur kombinohen bashkë. Vaji i ullirit shoqërohet shumë mirë me bukën dhe është në gjendje të reduktoje indeksin glicemik te tij.
Ne këtë aspekt, ky kombinim, thotë Marco Siliano, drejtor i Operativa Alimentazione Nutrizione e Salute dell'Istituto Superiore di Sanità ne Itali, do te ishte zgjedhja me e mire për një vakt ushqimi.
Megjithatë, duhet thënë se kohet e fundit ne Itali dhe ne Europë ka një rënie te konsiderueshme te konsumit te këtyre dy produkteve, duke u zëvendësuar nga ushqime te tjera, qe ne shumicën e rasteve janë me pak te shëndetshëm.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKA ULLIRI VAJI VAJI ULLIRIT

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved