Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
A duhet të shmangni bananen kur po tentoni të dobësoheni?
 
Shperndaje
ikub#: 1712040002
Ato janë të pasura me sheqer e kalori, por ndikojnë këto në rënien në peshë?
Një nga gjërat më themelore që gjithkush mëson rreth ngrënies së shëndetshme është se frutat janë të mira për shëndetin.
 
Mirëpo kohët e fundit bananet janë duke marrë një reputacion si një frutë i mbushur me shumë sheqer dhe kalori. Madje shumë dietolog rekomandojnë që ta shmangin bananen për të humbur peshë.  
 
Një banane e mesme përmban 27 gram karbohidrate që përkthehet në dy feta buke të bardhë, 105 kalori dhe 14 gram sheqer. Ky sheqer është fruktozë që gjendjet tek frutat dhe digjet shpejtë nga trupi duke kaluar në gjak. Kjo do të çojë në ndryshim të insulinës.  
 
Mirëpo nëse dëshironi të bini në peshë a duhet të konsumoni një banane? Dietologët dhe specialistët e shëndetit thonë se një ushqim nuk shkakton shtim në peshë, ashtu si një ushqim nuk shkakton humbje peshe. Kështu që banania nuk do të sabotojë punën tuaj për tu dobësuar.
 
Në fund të fundit, bananet përmbajnë sheqer po është sheqer natyral, i cili nuk është i njëjtë si sheqeri industrial i rafinuar që të gjithë përdorim për ëmbëlsira.
 
Banania është një burim i madh i kaliumit, fibrave, vitamina C, B6, antioksidantëve etj.
 
Pra bananet nuk janë armiku. Nëse jeni duke u përpjekur për të humbur peshë, përqendrohuni në dietën tuaj të përgjithshme dhe aktivitetit fizik në vend të një fruti. Ajo nuk do të sabotojë punën tuaj, përkundrazi do furnizojë trupin me minerale e vitamina të nevojshme për kontrollimin e peshës, shëndet të mirë dhe lëkurë të bukur.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BANANE DOBESIMI PESHA SHMANGIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved