Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si funksionon dieta e vezës
 
Shperndaje
ikub#: 1712040075
Dieta me baze vezët ndihmon për te humbur peshe duke u nisur pikërisht nga vetitë ushqyese te këtij ushqimi. Ka pak karbohidrate, prurje te ulet kalorike dhe shume proteina.
Keni dëgjuar ndonjëherë te flitet për dietën e vezës? Mesa duket është një diete shume e shëndetshme për ato qe dëshirojnë te humbasin peshe. Dikur mendohej se vezët nuk janë kaq te shëndetshme për organizmin dhe mund te konsumonit vetëm dy sepse shkaktonte kolesterol ne gjak. Por kërkimet e fundit kane treguar se vezët nuk bëjnë aspak keq por e kundërta ato bëjnë mire shëndetin aq sa janë dhe protagoniste ne diete.
 
Dieta me baze vezët ndihmon për te humbur peshe duke u nisur pikërisht nga vetitë ushqyese te këtij ushqimi. Ka pak karbohidrate, ngarkese te ulet kalorike dhe shume proteina. Vezët do te jene burimi parësor i proteinave ne regjimin ushqimor me një seri trukesh te ndjekura hap pas hapi.
 
Dieta e vezëve nuk është një e vetme por ka disa. Çdo dite vezët nuk duhet te mungojnë ne tavolinat tona bashke me mishin e pulës, gjelit dhe peshkun. Preferoni edhe frutat dhe perimet, spinaqin, brokolin, qitron, kungujt. Konsumoni sa me shume ujë dhe çaj. Eliminoni ne maksimum bukën, orizin dhe makaronat. Vaktet duhet te jene mëngjesi, dreka dhe darka.
 
Kështu vezët mund ti konsumoni ne mëngjes bashke me fruta dhe perime. Ne dreke me mish pule apo me peshk te shoqëruara me perime dhe ne mbrëmje mund te preferoni peshkun apo mishin sipas asaj qe keni ngrënë ne dreke duke e shoqëruar me sallate. Si mendoni? Tek e fundit nuk është dhe aq e keqe si diete.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIETA FUNKSION VEZA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved