Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 minuta aktivitet fizik për të nxitur metabolizmin dhe larguar dhjamin e tepërt
 
Shperndaje
ikub#: 1712050030
Tonifikoni të gjithë trupin dhe i thoni lamtumirë dhjamit të tepërt.
Kjo rutinë e aktivitetit fizik është projektuar për ato ditë kur nuk keni kohë të merreni më stërvitje apo të shkoni në palestër. Ky aktivitet ushtrimesh të kombinuara do ju marrë vetëm 5 minuta nga koha juaj dhe do të nxis metabolizmin duke djegur më shpejtë yndyrat, larguar toksinat dhe tonifikuar muskujt.
 
Një ushtrim duhet të zgjasë për 50 sekonda dhe bëni vetëm 10 sekonda pushim mes ushtrimeve.
-Ura me peshë: Shtrihuni me shpinë në dysheme me gjunjë të përthyer. Merrni një peshë dhe mbajeni sipër barkut me të dyja duart dhe ngrini pjesën e vitheve lartë duke krijuar një urë. Qëndroni disa sekonda dhe ulini në pozicionin fillestar.  
-Ulja me pesha: Qëndroni drejtë me pesha në duar të ngritura lartë dhe më pas përthyeni njërën këmbë përpara 90 gradë. Ndërkohë dhe duart mblidhini duke i sjellë përpara kraharorit. Të njëjtën gjë bëni edhe me këmbën tjetër.
-Squat me pesha: Mbani një peshë në duar përpara kraharorit  dhe më pas uluni duke bërë një squat. Në të njëjtën kohë duart drejtojini përpara dhe më pas rikthehuni në pozicionin fillestar.
-Qëndroni pak përthyer para me peshë në duar: Mbani një pozicion paksa të përthyer me kurrizin drejtë dhe duart paralele me kraharorin. Shtrijini dhe mblidhuni duart duke mbajtur pesha.
-Plank: Qëndroni drejtë duke peshuar mbi duar dhe majat e këmbëve. Trupin mbajeni në vijë të drejtë dhe hapni këmbët anash dhe më pas mblidhini sërish në qendër.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI METABOLIZMI TONIFIKIMI USHTRIME

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved