7 mite fals mbi AIDS dhe HIV
 
Shperndaje
ikub#: 1712070150
7 mite fals mbi AIDS dhe HIV AIDS është quajtur sëmundja e shekullit. Prej vitesh ajo përbën një problem te madh për shkencën dhe shoqërinë, qe veç te tjerave, duhet te ndeshen edhe me disa mite, qe duket se është e vështirë te zhbëhen.
AIDS është një sëmundje prej se cilës ende nuk mund te shërohesh, por ndryshe nga shume te tjera, prej saj është plotësisht e mundur te mbrohesh. Dhe kjo është shume e rëndësishme.
1. AIDS dhe HIV janë e njëjta gjë. Ne fakt, AIDS, (acquired immune deficiency syndrome) është sëmundja, pra pasoja, ndërsa HIV, (human immunodeficiency virus), është shkaku. Por jo te gjithë personat sieropozitive, pra që kanë virusin në gjak, zhvillojnë sëmundjen. Ne këtë rast, diagnostikimi i hershem dhe trajtimi agresiv, mund të bëjë qe të mbeten bartës, por me shpresa për një jete normale.
2. Shkak i sëmundjes është seksi dhe droga. Jo, shkaku është thjesht një virus dhe mënyra më e mire është te mbrohemi prej tij. Droga dhe seksi janë rrugë infektimi, por nuk duhet te anashkalohet edhe mundësia e kalimit te virusit nga nena tek fëmija.
3. AIDS është një sëmundje qe prek homoseksualet. Është e vërtetë qe shumë persona qe preken nga kjo sëmundje janë homoseksuale, por nuk janë imunë as heteroseksualët. Kështu, 78% e femrave te sëmura, kanë marre virusin nga raporte te tilla hetero.
4. Kontaktet me sieropozitivët çon ne marrjen e sëmundjes. Aspak e vërtetë, madje e dëmshme. Mundësitë e vetme te infektimit janë rrugët seksuale, gjaku, sekrecionet vaginale dhe qumështi i nënës.
5. Nëse ke vetëm marrëdhënie monogame, je i shpëtuar. Edhe kjo s’është e vërtetë.
6. Personat sieropozitivë duken, njihen. As kjo nuk është e vërtetë. Përveç arsyes etike dhe sociale, qe përshkrimi i një personi sieropozitiv është shkelje e te drejta e te njeriut. Gjithsesi, dihet qe një person me virus, mund te jetoje normalisht edhe 10 vite, edhe pa e ditur se është i prekur.
7. Te prekesh me VIH është baras denim me vdekje. Sipas AIDS Unites, me trajtimet e sotme, nëse një person sëmuret me këtë patologji ne moshe  20 vjeçare, mund te jetojë normalisht edhe për 55 vite te tjera, pra vetëm 5 me pak se një individ i shëndetshëm.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: AIDS FALS HIV MITE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved