Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Sporti ndihmon në lënien e duhanit
 
Shperndaje
ikub#: 1712210115
Duke vrapuar, me shumë gjasa do të kesh benefite edhe në drejtim të konsumit të duhanit dhe varësisë nga nikotina.
Ne këtë përfundim ka dale një studim i botuar ne revistën British Journal of Pharmacology realizuar nga Alexis Bailey ne St. George's University te Londrës.
Ekspertet britanike kanë kryer eksperimente në kafshë dhe kanë parë se ushtrimet fizike ndihmojnë ne shmangien e varësisë nga nikotina si dhe minimizimin e simptomave qe lidhen me fenomenin e njohur si "abstinence crisis" qe konstatohet ne rastet kur je i detyruar te heqësh dore nga përdorimi i një substance te cilën e ke përdorur për një kohë të gjatë.
Studiuesit vëzhguan një grup brejtësish qe kishin fituar varësi nga nikotina dhe vunë re se pas ushtrimeve me karakter fizik, si psh vrapimi mbi rrotën e kafazit, ato, pas heqjes se nikotinës nga përdorimi, manifestonin gjithnjë e me pak simptoma te abstinence crisis. Sipas tyre, kjo lidhet me aktivizimin e disa receptorëve qe ndodhen ne zonën e ruajtjes se kujtimeve, si pasojë e aktivitetit fizik.
Ne planin praktik, me fjalë të tjera, nëse jeni ne procesin lënies se duhanit, këshillohet qe te merreni me sport, pasi kjo gjë do tu ndihmoje në minimizimin e varësisë që keni ndaj nikotinës.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DUHANI NIKOTINA SPORTI VARESIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved