Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Dieta që ndihmon eliminimin e dëmeve të duhanit në mushkëri
 
Shperndaje
ikub#: 1712260101
Sipas një studimi te Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health, ne eliminimin e dëmeve ne mushkëri te shkaktuara nga duhan-pirja, rol jo pak te rëndësishëm luan edhe dieta.
Një dietë e pasur me mollë dhe domate, sipas kërkuesve, do te përshpejtonte procesin e riparimit te dëmeve si tek ish duhan pirësit ashtu edhe tek ata qe vijojnë ta ruajnë vesin e keq. Ne vija te përgjithshme, një diete e pasur me to, frenon rënien natyrale te kapacitetit te pulmoneve.
Studimi është realizuar për llogari të Ageing Lungs in European Cohorts (ALEC) Study, financuar nga Komisioni Europian,  dhe koordinuar nga Imperial College ne Londër.
Ekspertet rekrutuan 650 individë, ish duhanpirës dhe jo duhanpirës dhe vlerësuan konsumin ditor te frutave te secilit, shoqëruar me matje te kapacitetit te mushkërive, spirometria, si ne fillim te studimit ashtu edhe pas dhjetë vitesh. Rezultoi se konsumi i frutave te freskëta, ne veçanësi i mollëve dhe domateve, ka një rol te rëndësishëm ne uljen e kapaciteti te mushkërive.
Procesi i rënies se kapacitetit te mushkërive fillon te ndjehet pas te 30-ave, dhe shpejtësia e tij varet nga një sere faktorësh, por dieta duket se luan një rol qe nuk mund te nënvleftësohet, madje edhe kur është fjala për patologji, sikurse është Chronic obstructive pulmonary disease, Sëmundja obstruktive kronike e mushkërive, qe kohet e fundit po behet një çështje globale për shëndetësinë.
 
loading...




Marre nga  bebaime
Shfleto artikuj te tjere per: DIETA DOMATE MOLLE MUSHKERIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved