Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Kjo është mënyra më e zgjuar për të rënë në peshë
 
Shperndaje
ikub#: 1712260011
Rënia në peshë në mënyrë të ngadaltë, të qëndrueshme dhe të shëndetshme është më e mira.
Nëse keni nevojë për të humbur peshë, një dietë e shpejtë është efektive, por nuk do ju jap rezultate të qëndrueshme. Ju do i merrni sërish ato kilogram po aq shpejtë sa i humbët.
 
Prandaj mënyra më e mirë për të rënë në peshë është ajo e ngadaltë dhe me rezultate të qëndrueshme në kohë.
 
Luhatjet e shpeshta në peshë janë të lidhura me sëmundje të rrezikshme si diabeti, problemet kardiovaskulare, ataku kardiak, goditjet në tru, vdekje e parakohshme etj. Sipas studimeve të fundit çdo ndryshim dhe luhatje të peshës nga 1.5 deri në 2 kg, rreziku i sëmundjeve koronare ose kardiovaskulare rritet me 4% dhe rreziku i vdekjes me 9%. Këto shifra janë alarmante dhe të habitshme edhe për vetë shkencëtarët. Ato prisnin një lidhje mes lëvizjes në peshë dhe sëmundjeve me zemrën, por nuk prisnin që ajo të ishte në shifra kaq të larta.
 
Personat që vuajnë nga zemra duhet të shqetësohen rreth luhatjeve të tyre në peshë dhe të mundohen të ruajnë një peshë sa më normale. Në të kundërt komplikimet do të rriten shumë.
 
Mundohuni të humbini peshë në mënyrë të shëndetshme përmes një diete ushqimore të mirë dhe mos abuzoni më në jetën tuaj me ushqimin, kripën, sheqerin, yndyrën dhe alkoolin. Në të kundërt do të rifitoni peshën dhe kësaj radhe do të rrezikoheni edhe nga sëmundjet vdekjeprurëse.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DOBESIMI MENYRA PESHA SEMUNDJET SHENDETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved