Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Shtatzënia dhe disa këshilla për darkën e Vitit të Ri
 
Shperndaje
ikub#: 1712260064
Edhe pse një grua ne shtatzëni do te duhet te kujdeset për te siguruar ushqimin për veten dhe fetusin, asnjëherë kjo nuk duhet te shërbejë si një alibi, për ta ekzagjeruar, veçanërisht ne evente si Nata eVitit te Ri.
Ndaj te dëgjojmë se çfarë thonë nutricionistët për këtë çështje. Sipas Paloma Ramos, një eksperte spanjolle e ushqimit, ajo që duhet te dinë ne këtë rast gratë qe ndodhen ne pritje te sjelljes ne jete te fëmijës, është shmangia e ushqimeve krudo. Me fjale te tjera, larg te gjitha nën produktet e detit qe serviren te pa gatuara ne mënyrën tradicionale. Mund te bëjnë përjashtim sushi, me kushtin qe te jene te ruajtura ne temperaturën -20 grade dhe për jo më shumë se 24-48 orë.
Sa i takon mishit ai lejohet, por i gatuar mire dhe fort, ndërsa shmangni djathërat e stazhionuar. E njëjta gjë mund te thuhet edhe për proshutat e përgatitura prej më shumë se 20 muajve më parë.
Ndërkohë mund te konsumohen pa frike mish, peshk, vezë, por me kushtin qe këto te jenë të gatuara fort.
Sa i takon grave qe kane zgjedhur te jenë vegjetariane, gjate kësaj kohe mund te konsumohen bishtajore dhe për një absorbim më të mirë te hekurit këshillohet te konsumohen bulmetra një orë përpara dhe një ore pas dhe me mire akoma te shoqëruara edhe me Vitaminën C, ose frutat qe e përmbajnë atë, portokall, limon, piper, kiwi.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FEMIJA KESHILLA SHTATEZENIA USHQIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved