Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të nxisni një metabolizëm të shpejtë
 
Shperndaje
ikub#: 1712260030
Një metabolizëm i mirë do të thotë shëndet i më i mirë, lëkurë më e bukur dhe humbje peshe.
Një metabolizëm i shpejtë bën që edhe konsumimi i verës, ëmbëlsirave, akullores apo kafes të mos ketë pasoja negative në shëndet dhe të mos ndiheni aq fajtorë në abuzimin me ushqimin.
 
Një metabolizëm i lartë ndihmon në djegien e më shumë kalorive dhe harxhim energjie duke bërë që ato të mos akumulohen nga trupi në formën e yndyrave. Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave nga trupi duke nxitur një shëndet më të mirë të organeve  të brendshme dhe një lëkurë shumë herë më të pastër.
 
Ja çfarë duhet të bëni për një metabolizëm të shpejtë.
 
1-Vendosni orare të ngrënies së vakteve.
 
Nga koha kur zgjoheni, trupi ynë nxehet dhe metabolizmi ynë ngrihet. Kjo është një arsye pse është e rëndësishme të hahet mëngjesi. Energjia dhe fuqia metabolike kanë tendencë të arrijnë kulmin rreth orës 12:00-13:30. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të ngrënë drekën. Me kalimin e ditës, metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjatë natës, sistemi i tretës dëshiron të mbyllet. Kjo është arsyeja madhore pse nuk është e mirë për të ngrënë natën vonë.
 
2-Relaksohuni!
 
Stresi ka një ndikim shumë të madh në të gjithë trupin. Ai pengon trupin të punojë siç duhet dhe në këtë rast metabolizmin të punojë me kapacitetin e saj të plotë. Gjithashtu stresi zvogëlon asimilimin e lëndës ushqyese, rrit kortizolin, çon në imunitet të dobët dhe funksionimin metabolik të avashtë.
 
Prandaj është shumë e rëndësishme një shëndet i mirë mendor, të mësoni si të relaksoheni si dhe të kryeni aktivitete fizike. Ato do ju ndihmojnë jo vetëm në largimin e stresit, por edhe në mbajtjen e trupit në formë.
 
3-Hani ngadalë dhe përtypuni mirë.
 
Kur hani shpejtë shanset që të mbingopeni janë të larta si dhe pas 30 minutash do të ndiheni super të fryrë dhe të avashtë. Është shumë e rëndësishme të hani ngadalë dhe të përtypeni mirë për ti dhënë mundësi sistemit tretës të punojë siç duhet. Në këtë mënyrë do të mund edhe të kontrolloni oreksin tuaj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA METABOLIZMI NXITJA TRETJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved