Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të përgjigjeni pyetjes së fëmijëve "Si lindin bebet?"
 
Shperndaje
ikub#: 1712270119
Fëmijët e vegjël kur janë në një moshë që kurioziteti i tyre është i madh për të mësuar gjëra shpesh bëjnë disa pyetje që i vënë prindërit në siklet.
Sikleti vjen nga vështirësia për t’ju përgjigjur atyre në mënyrë të drejtpërdrejte për gjëra që nuk i kujtojnë ende. Megjithatë është shumë e rëndësishme që ti përgjigjeni dhe shuani kuriozitetin e fëmijëve në mënyrë që ato të fillojnë të mësojnë pak nga pak. Sigurisht shembujt dhe faktet duhet të zgjidhen në mënyrën e duhur sipas moshës së tyre.
 
Mos bëni gabim ti shmangeni asnjëherë pyetjeve dhe të mos i jepni një përgjigje të qartë që fëmija juaj ta kuptojë. 
 
1-Mos e anashkaloni pyetjen: Është e natyrshme që fëmija juaj ta pyesë dhe të jetë kureshtarë lidhur me bebet dhe se nga vijnë ato. Në vend që të evitoni pyetjen, përgjigjuni direkt.
 
2-Jepni informacionin e duhur: Nuk duhet t'i tregoni fëmijës suaj për seksin nëse mendoni se janë shumë të vegjël, por gjithashtu as nuk duhet tu thuash se e solli zana apo e vendosën pranë mamit. Krijoni një tregim të thjeshtë si mami dhe babi u përqafuan apo u puthen për të sjelle në jetë një motër ose vëlla për ty. Bebi vendoset në barkun e mamit për tu rritur.
 
3-Përdorni fjalët e sakta: Termat që përdorni për të përshkruar procesin janë të rëndësishme. Përdorni fjalët e sakta si penisi, gjinjtë, barku, fetusi etj. Do t'ju tregojë fëmijës tuaj se ju jeni një burim i besueshëm informacioni. Sigurisht informacioni që do jepni është në varësi të moshës së tyre.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BEBET FEMIJET KURIOZITETI LINDJA SHTATZENIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved