Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Sëmundjet e këmbëve dhe çfarë tregojnë ato
 
Shperndaje
ikub#: 1712280079
Kallo? Myk? Thinjë të zinj? Pse shkaktohen dhe si ti kurojmë ato.
Këmbët nuk janë cilësuar kurrë si pjesa më e pastër e trupit. Sa herë që ecni zbathur apo djersijnë shkaktojnë rritjen e kërpudhave dhe mykut.
 
Nëse duart lahen disa herë në ditën, në fakt këmbët lahen më rrallë. Djersa e akumuluar, lagështia dhe ekspozimi ndaj baktereve janw arsyet pse shpesh këmbët sëmuren, krijohen kallo, myk, thonjtë trashen dhe lëkura bëhet më e ashpër.
 
Ja disa sëmundje të këmbëve dhe çfarë tregojnë ato për shëndetin tuaj në përgjithësi.
1-Rritja e lëkurës rreth thonjve.
 
Kur lëkura fillon të rritet në cepat e thonjve duke shkaktuar skuqje dhe parehati atëherë kjo tregon se thonjtë mund t'ju kenë hyrë në mish. Kjo mund të shkaktohet nga prerja e gabuar e thonjve, ose mund të ndodh edhe natyrshëm. Prini thonjtë në formë të rrumbullakët pa i prekur cepat si dhe bëni një banjë me ujë të ngrohtë, kripë deti dhje vaj esencial antibakterial për të shmangur krijimin e rritjes së thonjve nën mish në të ardhmen.
2-Thonjtë e trashë, të verdhë dhe me myk.
 
Nëse thonjtë tuaj papritur deformohen, bëhen të trashë, të verdhë, me shtresa dhe që dhëmbin ndodh për shkak të rritjes së mykut dhe kërpudhave në to. Kjo ndodh si pasojë e lagështisë dhe traumat e shkaktuara nga këpucët që ju vrasin. Larja  dhe trajtimi i tyre me antiseptikë dhe antifungale ndihmojë në parandalimin e përsëritjes së mykut.
3-Thonjtë e zinj
 
Kjo është e zakonshme tek sportistët, kërcimtarët, vrapuesit etj.  Ngjyra e zezë e  tyre shkaktohet kur këpucët bllokojnë qarkullimin e gjakut duke krijuar një flluskë gjaku nën thua që do t'i japë atij pamjen e zezë.  Ajo ikën me rritjen e thoit.
4-Lythat
 
Nëse gunga fillojnë të dalin në këmbët tuaja ato mund të jenë lytha që shkaktohen si pasojë e baktereve. Ato mund të përhapen në të gjithë këmbën madje dhe trup dhe janë të dhimbshme. Duhet ti drejtoheni mjekut përkatës për kurimin e tyre.
5-Lëkura e rrjepur
 
Edhe lëkura e rrjepur tregon se keni një infeksion tek këmbët. Ajo mund të shoqërohet me kruajtje, skuqje dhe dhimbje. Rrjepja e lëkurës nuk tregon vetëm se keni nevojë për hidratim, por në të ndodhen kërpudha si pasojë e lagështisë së tepërt.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: INFEKSIONI KEMBET MYKU SEMUNDJET TRAJTIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved