Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të ushqeheni gjatë stërvitjes
 
Shperndaje
ikub#: 1712280103
Cilido të jetë qëllimi juaj në palestër, askush nuk dëshiron të lëndohet apo të dëmtojë muskujt e tij.
Që ushtrimet në palestër të japin rezultatet e duhura duhet të shoqërohen edhe me ushqimin përkatës para dhe pas palestre.
 
Marrja e vitaminave dhe mineraleve të nevojshme para apo pas stërvitjes është e rëndësishme në rindërtimin e muskujve, shtimit të masës muskulore si dhe riparimit të dëmtimeve të trupit dhe rigjenerimin e qelizave.
 
Ushqimi luan një rol të rëndësishme, rreth 80%, në arritjen e qëllimeve tuaja në palestër.
 
-Përpara se të shkoni në palestër fillimisht duhet të kontrolloni mangësitë ushqyese përmes testeve mjekësore. Për shembull, për një person që ka mungesë vitamine D ose kalciumi, stërvitjet e gabuara mund të çojë në lëndime dhe dobësim të sistemit imunitarë. Ndërsa për një person me mangësi të magnezit, stërvitje shkaktojnë lëndime dhe dhimbje të ndryshme që rikuperohen me vështirësi.
 
-Ushqimi para stërvitjes duhet të jetë një kombinim i mirë i karbohidrateve me proteinat, pasi ato ju ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të mira të energjisë gjatë kohës që punoni. Për shembull, frutat dhe gjalpë kikiriku ose një grusht arra ose patate të ëmbla të ziera me pak arra janë një nutrient shumë i mirë për trupin.
 
-Shumë e rëndësishme është edhe të qëndroni të hidratuar. Nëse stërviteni në gjendje të dehidratuar, kjo ndikon negativisht në performancën tuaj. Pirja e ujit duhet të fillojë 2 deri 3 orë përpara stërvitjes ose ndonjë aktiviteti sportiv.  
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA PALESTER STERVITJA USHQIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved