Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
4 mënyra që jeni duke sabotuar me stërvitjen tuaj
 
Shperndaje
ikub#: 1712290078
Gjithë ato orë stërvitje nuk mund të humbasin vetëm se bëni këto gabime të pavetëdijshme.
-Jeni të fiksuar pas numrave: Stërvituni deri në atë masë që ju të ndiheni mirë dhe të ndjeni efektin në muskujt tuaj, as më shumë e as më pak. Shpesh bërja e ushtrimeve në sasi të caktuar apo një vrap gjithmonë të përcaktuar, pas njëfarë kohe nuk do të japin më rezultat në trupin tuaj. Me stërvitjet e vazhdueshme rezistenca përmirësohet dhe muskujt forcohen duke ju bërë të aftë të përballojnë një numër më të lartë ushtrimesh se në fillim.
 
-Jeni duke konsumuar shumë alkool: Alkooli dëmton rikuperimin e  muskujve, prish cilësinë e gjumit dhe ngadalëson metabolizmin duke vështirësuar punën e brendshme të trupit. Gjithashtu alkooli zvogëlon përthithjen e vlerave ushqimore nga trupi.
 
-Nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm: Një gjumë i keq nuk lejon proceset e rindërtimit të muskujve dhe rigjenerimit te qelizave. Kjo bën që ju të ndodheni çdo ditë e më të lodhur duke humbur interesin në stërvitje por edhe intensifikimin e tyre. 7-9 orë gjumë janë të nevojshme për të rriturit.
 
-Jeni duke konsumuar shumë proteina: Ato janë të nevojshme në riparimin e muskujve dhe shtimin e masës muskulore, por kur teprohet me sasinë ato shkaktojnë dehidratim, dëmtim të veshkave, shtim peshe etj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GABIMET SABOTIMI STERVITJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved