Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 sekretet e doktorëve që përdorin për forcimin e imunitetit
 
Shperndaje
ikub#: 1712290032
Jemi në sezonin e gripit, kollës, ftohjes dhe rrjedhjes së hundëve. Ose qëndroni gati për të zënë krevatin për disa ditë, ose mësoni si të forconi imunitetin tuaj.
Njerëzit janë të zënë gjithmonë me punë dhe shpesh e kanë të vështirë për t'u kujdesur për veten dhe për të mbrojtur imunitetin e tyre. Kjo bën që ë një moment të preken nga virozat e stinës.
Ngrënia e ushqimeve të duhura, gjumi cilësor, pushimi por edhe  frymëmarrja e rregullt ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
 
Ja disa nga këshillat e mjekëve që ato ndjekin për forcimin dhe nxitjen e imunitetit.
 
1-Gjeni kohën e duhur për të qëndruar në mediat sociale.
 
Kjo lidhet sidomos nëse zgjidhni të qëndroni në rrjetet sociale gjatë kohës që jeni në shtrat për të fjetur. Gjumi i mirë është shumë i nevojshëm në një trup dhe mendje të shëndetshme. Gjumi është koha kur trupi rikuperon veten, mirëpo telefoni në shtrat shkakton pagjumësi. Kur nuk merrni mjaftueshëm gjumë ose cilësi të tij, trupi juaj nxit prodhimin e kortizolit. Hormoni i stresit shtyp sistemin tuaj imunitar.
 
2-Mendojeni dy herë përpara se ta pini një pije alkoolike.
 
Kjo nuk do të thotë të mos pini alkool, por të mos e teproni me sasinë apo shpeshtësinë e tij. Çdo gotë alkool që pini ul dhe ngadalëson metabolizmin dhe sistemin imunitarë.
 
3-Merrni frymë dhe relaksohuni
 
Gjëja kryesore që mund të bëni për të forcuar mbrojtjen e trupit është të zvogëloni stresin. Praktikoni relaksin dhe frymëmarrjen e thellë gjatë ditës, meditimin në mënyrë që të largoni stresin e përditshëm.
 
4-Stërvituni edhe pse përtoni
 
Stërvitja ju mban trupin në formë dhe të shëndetshëm. Në kohë të ftohtë mund të jetë e vështirë për të motivuar për tu stërvitur, por është shumë e rëndësishme të djersini. Kushdo që stërvitet rregullisht nuk sëmuret shpesh. Gatë dimrit stërvituni në shtëpi për ta pasur më të lehtë.
 
5-Kosnumoni sa më shumë vitaminë C.
 
Është koha për të mbushur pjatën tuaj me luleshtrydhe, kivi dhe agrume. Vitamina C vepron si një antioksidant dhe antiviral, i cili ndihmon në parandalimin e gripit.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FORCIMI IMUNITETI KESHILLA MJEKET NXITJA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved