Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Çfarë ndodh me trupin kur hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara
 
Shperndaje
ikub#: 1712290116
Keni vendosur të hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara dhe të paketuara? Ju mund të përjetoni këto ndryshime.
Ndoshta keni dëgjuar shumë fjalë për të ngrënë pastër dhe shëndetshëm, duke shmangur ushqimet e përpunuara. Por çfarë saktësisht është një ushqim i përpunuar? Çdo ushqim që është ndryshuar në një farë mënyre gjatë përgatitjes është teknikisht i përpunuar. Pjesa më e madhe e kohës kur flasim për ushqime të përpunuara, i referohemi artikujve të paketuar që gjenden në ngrirje apo rafte për muaj të tërë. 
 
Një dietë është e shëndetshme kur ushqimet konsumohen në gjendjen e tyre të natyrshme, pasi përpunimi u heq pjesën më të madhe të vlerave ushqyese.
 
Nëse vendosni të largoni ushqimet e përpunuara nga dieta juaj, trupi juaj do t'i nënshtrohet disa përshtatjeve.
 
1-Mund të përjetoni lodhje ose nervozizëm.
 
2-Do ju duket se ushqimet janë shumë të kripura ose shumë të ëmbla.
 
3-Sistemi tretës do pak kohë të përshtatet dhe mund të pësoj disa çrregullime si kapsllëk ose diarre, fryrje, gazra etj.
 
4-Do të bini në peshë.
 
5-Me kalimin e kohës do të ndiheni më energjik dhe të fokusuar.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DEMSHME PERPUNIMI USHQIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved