Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Niseni siç duhet 2018! Ja lista e gjërave që duhet të bëni
 
Shperndaje
ikub#: 1801030121
Puna nisi zyrtarisht duke treguar se festimet për Vitin e Ri morën fund. Kjo do të thotë që me shumë mundësi do i riktheheni sërish zakoneve dhe mënyrës së jetesës që kishit në 2017. Këtu gaboni. Viti 2018 duhet të nis ndryshe për të një mirëqenie më të madhe shëndetësore, fizike dhe mendore.
Ja lista e gjërave që duhet të bëni gjatë 2018. Janë të thjeshta për tu zbatuar dhe sigurisht do të zbuloni më mirë veten tuaj, do forconi personalitetin dhe mendjen tuaj. Sigurisht në krye të listës është edhe një shëndet më i mirë dhe fizik për tu admiruar.
 
1. Stërvituni: Lëvizni, stërvituni, ecni, merrni me aktivitete dhe çdo gjë tjetër që ju mban trupin në lëvizje. Humbja e peshës dhe një trup i mirë duhet të jetë në krye të listës tuaj në mënyrë që të keni një shëndet të mirë duke shmangur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rënda si diabeti, obesiteti, sëmundjet e zemrës etj.
 
2. Hani shëndetshëm: Sigurisht që nuk do të filloni direkt të konsumoni vetëm brokoli apo sallatra, por filloni të ndryshoni rutinën tuaj të ushqimit. Filloni të shmangni yndyrat, të gatuani vetë, të llogarisni kaloritë e marra, të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime si dhe të pini sa më shumë lëngje. Largoni sheqerin nga dieta juaj dhe do të shikoni se me kalimin e kohës do e keni më të lehtë të ushqeheni   shëndetshëm.
 
3. Mos e pengoni veten të arrini dëshirat tuaja: Jemi vetë ne që nuk e lejojmë veten të arrijmë qëllimet tona në jetë. Mos i mbani dëshirat e fshehura, përkundrazi luftoni që ti arrini ato edhe kur dështon i mos u mërzisni por provoni sërish. Shpesh vendimet tona merren në bazë të njerëzve që na rrethojnë dhe kjo na pengon të ecim përpara. Mendoni për veten dhe atë që dëshironi dhe mundohuni të gjeni rrugë të reja për plotësimin e dëshirave tuaja.
 
4. Qëndroni të fokusuar: Gjeni aplikacione dhe teknika të meditimit që rrisin përqendrimin dhe fokusit tuaj. Pasi të jeni në gjendje të përqendroheni, do të jeni në  të fitoni njohuri më të shpejtë dhe të gjeni zgjidhjen e problemeve.
 
5. Fitoni sigurinë në vetvete dhe merrni rreziqe përsipër: Besimi është energjia juaj dhe përmes saj do të arrini atë që dëshironi në jetë si dhe të tërhiqni njerëz të rinj që të përkrahin idetë tuaja.
 
6. Argëtohuni: Edhe kjo është një pjesë që e bën jetën më të lumtur. Kur argëtoheni në liri të plotë do të rizbuloni kënaqësitë kur silleshit si fëmijë.
 
7. Kujdesuni për veten tuaj: Çdo javë bëni diçka që dëshironi si një aktivitet, lexoni një libër, ose merrni me kujdesin për veten. Planifikoni një orar gjatë fundjavës kur jeni të lirë dhe mos hezitoni t’ia kushtoni vetëm vetes tuaj. 
 
8. Qëndroni larg njerëzve negativ: Këtë vit niseni me më shumë forcë dhe besim tek vetja juaj për ti thënë STOP njerëzve që nxisin negativitetin tek ju. Ndjenjat negative ndikojnë në uljen e humorit, energjisë, pozitivitetit dhe fokusit tek ju. Prandja bëjini një të mirë vetes dhe largojini këto njerëz nga jeta juaj.
 
9-Largoni lidhjen e ngushtë që keni me telefonin tuaj: Smartphone-t janë të pranishëm në jetën tonë dhe në shumë raste janë shpëtimtarët tonë. Mirëpo sigurohuni që të mos krijoni një lidhje shumë të fortë me të. Kohën tuaj boshe sigurohuni ta mbushni me  miqtë, familjarët apo plotësimin e  njohurive tuaj dhe jo me telefonin apo laptopin.
 
10. Pini sa më shumë ujë: Është shumë e rëndësishme të qëndroni të hidratuar. Uji ju ndihmon të keni një organizëm të mirë, lëkurë elastike dhe të jeni më të fokusuar gjatë ditës.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA LISTA MIREQENIA SHENDETI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved