Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Njeriu ka një "peshore" të brendshme që monitoron peshën
 
Shperndaje
ikub#: 1801030104
Trupi ynë ka një "peshore" te brendshme, e cila ndodhet ne këmbët tona dhe qe andej çon sinjale ne tru për te treguar se kur është momenti për te ulur sasinë e ushqimit.
Hipoteza është hedhur nga një grup shkencëtarësh te Sahlgrenska Academy ne Universitetin e Göteborg, qe është botuar ne revistën Pnas. Sipas këtij studimi, peshorja ndodhet ne këmbët tona dhe monitoron peshën. Kur dallon shtim te saj, qe andej dërgon sinjale ne tru për te ulur sasinë e ushqimit.
Sekreti i kësaj peshoreje qëndron ne faktin se për te qenë aktive, ne duhet te qëndrojmë ne këmbë. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, qëndrimi ulur çon ne shtim te peshës.
Studimi u realizua ne minj laboratori, te cilët u "shëndoshën" artificialisht duke i rritur peshën trupore me ngarkesa të tjera. Eksperimenti tregoi se ata ulën ne peshë, pothuajse aq sa edhe e kishin te shtuar artificialisht, ndërkohë qe pati edhe përmirësime te treguesve glicemikë ne gjak.
Hipoteza mund të hapë kështu rrugë te reja për studimin e mbipeshës dhe trajtimin e saj, por mbi te gjitha, tregon edhe një here nevojën e qëndrimit sa më pak ulur.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: PESHA PESHORE TRUPI TRURI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved