Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Serbi. Një kryeministre dhe dy tabu
 
Shperndaje
ikub#: 1706160094
Serbia mund te ketë me shumë gjasa një kryeministre qe do te jete e para kryeministre femër ne vendin konservator, duke thyer kështu një tabu më shumë se 70 vjeçare.
Serbia mund te ketë me shumë gjasa një kryeministre qe do te jete e para kryeministre femër ne vendin konservator, duke thyer kështu një tabu më shumë se 70 vjeçare. 
Presidenti serb Aleksandar Vucic ka nominuar Ana Brnabic, aktualisht ministre ne qeverinë qe kryesohej prej tij, si kryeministre. Ne një vend konservator dhe tradicional, një emërim i tille  vlerësohet si një hap përpara ne modernizmin social te Serbisë dhe afrimin e saj me Europën. 
Por modernizmi i nuk përfundon këtu. Brnabic, njihet si një femër me përkatësi seksuale gay, çka mesa duket përbën një tabu te dyte qe presidenti serb kërkon  te thyeje, kësaj radhe në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBT, si përpjekje për t’iu afruar anëtarësimit në Bashkimin Europian. 
Momentalisht, ajo është ministre e administrimit publik dhe qeverisë lokale dhe për zyrtarizmin e emërimit do te duhet te pritet edhe vendimi parlamentit qe duhet te shprehet paraprakisht për këtë çështje.
Ana Brnabic është arsimuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Flet anglisht dhe rusisht.
 
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC ANA BRNABIC SERBIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved