Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Rea: Ju rrëfej marrëdhënien e veçantë me Edi Ramën
 
Shperndaje
ikub#: 1707170012
Përpos të qenit kryeministër, Edi Rama është baba i 3 fëmijëve, Gregorit, Zahos dhe Reas, vajza e bashkëshortes Linda që për të nuk ka asnjë dallim nga fëmijët e tjerë.
Por e njëjta marrëdhënie reciproke duket se është dhe nga ana e saj.  Në intervistën e dhënë së fundmi për 'Bordo', Rea ka treguar  rreth  rëndësisë që ka për të figura e tij.
Familjen e saj, vajza e Linda Ramës nuk e quan kurrsesi kryeministrore, por Edi Rama është kryeministër edhe në shtëpinë që ndajnë bashkë.
“Ne s’jemi familje kryeministrore por prej 3 viti e gjysmë kemi një kryeministër në familje. Kjo do të thotë se për mua Edi është kryeministër si për gjithë të tjerët po ndryshe nga ata unë e kam dhe do ta kem gjithnjë të rëndësishëm në jetën time, pavarësisht statusit të tij zyrtar apo social.”- tregon ajo.
Përveç kësaj, duket se ata ndajnë të njëjtin pasion për pikturën dhe artin. Studimet e  arkitekturës kanë bërë që të lind nevoja që të tilla biseda të jenë të shpeshta në familjen e tyre dhe pse koha e kufizuar është gjithmonë kundër.
“Në kohën shumë të kufizuar që e gjej pa telefonin që nuk i ndahet as kur është duke kaluar orët e rralla të pushimit, është kënaqësi të flas me Edi për artin, modën filmin dhe idetë e mia. Por shoqja dhe këshilluesja ime e pandarë mbetet gjithmonë Linda, shprehet Rea.
Por pavarësisht lidhjes së ngushtë që Rea gëzon me prindërit, askush nuk ka për të, të njëjtën rëndësi sa i vogli i familjes, Zaho që siç thotë vetë nuk e ndan për asnjë çast sa herë që ka kohë të lirë.
 


ventouris


Postuar: 17 Kor
Marre nga Anabel
Shfleto artikuj te tjere per: EDI RAMA KRYEMINISTRI REA XHILLARI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved