Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Unë dhe Rihanna. Ja ç’thotë Era për Forbes
 
Shperndaje
ikub#: 1707170027
Siç kemi treguar edhe me pare, Era ishte para disa ditësh personazh i revistës se famshme amerikane Forbes, e cila i pati kushtuar asaj një artikull te tërë.
Por çfarë thotë këngëtarja e re për Forbes? Mes te tjerave, ne po veçojmë atë qe ka të bëjë me idhullin e saj, Rihanna-n, se cilës Era dëshiron t’i ngjajë, ndonëse pranon qe është ende shume larg yllit nga Barbado-s.
“Sinqerisht dua të bëhem si Rihanna sepse ajo nuk e merr jetën aq seriozisht, ajo kënaqet me jetën e saj si një person normal. Perfeksioni dhemb”, është shprehur Era.
Pyetjes nëse e ndjen veten në të njëjtin nivel me Rihanna-s, Era i është përgjigjur se është mjaft larg saj, pavarësisht ndikimit që ka pasur ylli botëror në karrierën e saj.
“Ndjej se jam në kapitullin e 2-të, ndërsa ajo në kapitullin e 20, prandaj nuk e krahasoj veten me të. Audienca dhe fansat na kanë krahasuar duke thënë se kemi zë të ngjashëm dhe se krijojmë atmosferë të njëjtë, gjë që vërtet më pëlqen, sepse ajo ka qenë një ndikim shumë i madh në botë dhe jam rritur duke dëgjuar atë. Ndikimi i saj më ka prekur dhe është pjesë e rritjes time. Por duhet të vazhdoj, nuk mund ta mposht përvojën, ajo të merr kohë”, ka përmbyllur Era deklaratën e saj.
 


ventouris
ventouris


Postuar: 17 Kor
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ERA ISTREFI FORBES RIHANNA

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Butik Alviero



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved