Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Skandalit të ngacmimeve seksuale në Hollivud i shtohen, Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie
 
Shperndaje
ikub#: 1710120114
Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie gjithashtu kanë akuzuar Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

Në 5 tetor, New York Times, ka dalë me pretendimin se Harvey Weinstein, një nga misionarët dhe njerëzit më të rëndësishëm të Hollivudit, ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me femrat prej gati 30 vitesh.

Në 10 tetor, The New Yorker, e ndoqi këtë me një raport akoma më të detajuar, që përfshinte të dhëna dhe regjistrime të tjera nga më shumë viktima të tij. Disa orë më vonë, The Times, vazhdoi raportimin nga ana e tij me më shumë deklarime publike, duke përfshirë këtu yje si Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie.

Këto raportime tregojnë se Weinstein ka përdorur pushtetin e tij në forma të ndryshme gjatë viteve. Ai zakonisht i ftonte këto gra në dhoma hoteli për takime pune, për të përfituar pastaj seksualisht me to.

Këto gra kanë pasur pak fuqi institucionale, kështu kishin frikë të flisnin pas asaj që ndodhte sepse kështu mund të shkatërronin karrierën.

Lista e grave që akuzon atë është shumë e gjatë, dhe duket se do zgjatet ende duke qenë se femra të tjera vazhdojnë të flasin. Ja një listë, pak e detajuar e grave që më në fund kanë folur.

Asia Argento, aktore dhe regjisore. Si fillim në Hôtel du Cap-Eden-Roc, Francë, viti 1997 dhe pastaj disa herë të tjera gjatë vitit 1999.  

Rosanna Arquette, aktore. Në Beverly Hills Hotel, në fillim të viteve 1990.

Jessica Barth, aktore. Në vitin 2011.

Zoë Brock, aktore. Gjatë Festivalit të Filmit Kanë, 1997.

Liza Campbell, shkrimtare dhe artiste. Në një hotel në Londër në vitin 1995.

Emma de Caunes, aktore. Në Hotel Ritz, Paris, në vitin 2010.

Cara Delevingne, aktore. Nuk zbulohet vendi dhe data.

Angelina Jolie, aktore. Nuk zbulohet vendi dhe data.

Gwyneth Paltrow, aktore. Beverly Hills, rreth mesit të viteve 1990.

Lista vazhdon me dhjetëra e dhjetëra emra të tjerë. Kryesisht aktore, skenariste apo producente filmash. 

loading...


Ventouris
ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: HARVEY WEINSTEIN HOLLIVUD NGACMIME SEKSUAL SKANDALI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
loading...
Raiffeisen
Digitalb

Synoia Albania

Më të lexuarat


FAF
Alviero


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved