Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Linzheria e fantazisë qëndisur me safirë; Victoria’s Secret
 
Shperndaje
ikub#: 1711020054
Kur modelja Lais Ribeiro, e veshi këtë kostum për herë të parë, nuk mundi të bënte gjë tjetër veçse të qante, ‘Ndihesh shumë e fuqishme duke e veshur atë, është sikur puna e madhe më në fund të të paguhej’.

Fantasy Bra, është kostumi i përvitshëm nga Victoria’s Secret, dhe është një kombinim  i linzherisë me argjendarinë.

Duke qenë se Engjëjt e V.S. janë bërë një brigadë me modele nëna, edhe Ribeiro e ka nisur karrierën pasi ka sjellë në jetë djalin e saj Alexandre. E rritur në një qytet të vogël ajo kurrë nuk ka ëndërruar se do i dilnin ndonjëherë këto krahë engjëlli apo se do ia dilte ndonjëherë të ecte në një pasarelë të mirëfilltë.

Nëse sot është përzgjedhur për të prezantuar kostumin unik vjetor të linzherisë ka pasur një rrugëtim të gjatë brenda kompanisë që daton që në vitin 2010, ku shpesh ka qenë nën krahët e Adriana Lima, për të cilën Ribeiro shprehet, ‘Adriana e njeh veten e saj. Ajo është shumë e fortë, e fuqishme dhe seksi. Është frymëzuese dhe më ka ndihmuar shumë në fillim të karrierës sime’.

Bashkangjitur artikullit keni një video, një promo e këtij kostumi fantazik. 

loading...




Marre nga ikub.al

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved