Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Foto të parajsës tokësore, të ngrirë në kohë
 
Shperndaje
ikub#: 1711240016
Ishulli i Mozambikut është ndarë nga gjithë rryma moderne që ka prekur pothuaj çdo vend gjatë shekullit të 20-të.

Kjo tokë njomet nga ujërat e Oqeanit Indian, është një ishull i vogël koralor që shtrihet në gjirin Mossuril, ku valët shkrihen me qiellin. Po flasim për Ishullin e Mozambikut, i përdorur si port dhe si qendër tregtare nga tregtarët Arab mes shekullit të 10-të  e deri në shekullin e 15-të, përpara se eksploruesi portugez Vasco de Gama të arrinte në ishull, në vitin 1498 dhe ta pretendonte atë si pjesë të Portugalisë.

Për më shumë se 400 vite ajo ishte kryeqendra e kolonisë portugeze, duke shërbyer si pikë strategjike për shkëmbime të arit, erëzave dhe skllevërve. Me zhdukjen e tregut të skllevërve, qendra u zhvendos, në vitin 1907, në Lourenco Marques, dukë bërë kështu që të binte numri i popullsisë ndjeshëm. Ky largim masiv e la vendin të ngecur në fiks atë kohë.

Në vitin 1991, i tërë ishulli është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO, për shkak të arkitekturës së saj unike, një shkrirje e ndikimeve Arabe, Indiane dhe Portugeze, të zhvilluara në një kohë të gjatë ndërsa shërbente si pikë strategjike tregtare.

Këtu merr jetë edhe një herë tjetër një nga konfliktet që shfaqet mes kritereve dhe rezervimit të tyre nga UNESCO dhe nevojës së banorëve të vendit për të ecur para, për tu zhvilluar ekonomikisht dhe nga ana sociale. Ky është një ekuilibër i vështirë edhe për vendet e zhvilluara.

Bashkangjitur do të gjeni një fotogaleri të kësaj parajse. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARKITEKTURE ISHULL MOZAMBIK PERRALLOR UNESCO

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved