Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Arbesa, Nikol, Marjona, tre sozitë e habitshme të VIP-ave shqiptare
 
Shperndaje
ikub#: 1712300030
Janë të tria shqiptare që kanë jetën e tyre, por sapo dikush ka vënë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme me këngëtaret dhe moderatoren e njohur, fansat kanë shpërthyer në Instagram dhe në ambientet e hapura, njerëzit kanë filluar t’u kërkojnë foto duke menduar se janë personazhet e tyre të preferuar.
Të ftuara të tria sonte në Top Magazine, sozitë e Luana Vjollcës, Nora Istrefit dhe Elvana Gjatës rrëfyen histori të ndryshme për krahasimin me vajzat e bukura të ekranit. Që nga momenti që u bënë pjesë e lajmeve, edhe ato vetë vunë re diçka të pazakontë në reagimin e publikut.
“Në fillim pashë portalet dhe pastaj nisa të kërkoj në fotot e Luanës, bëja krahasimet dhe kam vënë re që në shumë prej fotove, hundën dhe buzët i kemi të ngjashme”, thotë Arbesa, një dizajnere nga Prishtina, e cila ngjashmërinë me Luanën e konsideron pozitive: “S’ka ndonjë gjë të keqe, pse të mos i ngjaj unë asaj dhe ajo mua? Ajo është një vajzë shumë e bukur.”
Ndërsa ajo që është thuajse identike me Norën është Nikol. E lindur në Berat, jeton në Tiranë, por ka studiuar në Maqedoni për modeling, punon me projekte në Kosovë në këtë fushë, por vijon edhe studimet Master në Tiranë. Edhe Nikol tregon se shumë shpesh e kanë ngatërruar për Norën, madje aq shpesh saqë njerëzit kur e shohin nxjerrin telefonat për t’i bërë foto: “Unë jam nga Berati, kam jetuar në Maqedoni, tani punoj edhe në Kosovë, edhe në Tiranë, merrem me modeling. Kam marrë pjesë edhe në Miss Europa në Maltë, në Top 10”, rrëfen Nikol.
Marjona është këngëtare. Asaj i ka ndodhur shpesh që njerëzit të entuziazmohen kur e shohin dhe e ngatërrojnë me Elvanën. Edhe asaj i ka ndodhur shpesh ta krahasojnë me Elvana Gjatën: “Para se të dilnin portalet, kam qenë në një ambient para tre vitesh. Sapo dola, njerëzit filluan të nxirrnin telefonat. Mbeta pak keq kur më ranë dritat dhe i ulën telefonat kur e kuptuan që nuk isha Elvana”, tregon Marjona.
Madje, ajo merr përsipër edhe të flasë në emër të Elvanës pas ngacmimit të Rezart Veleshnjës, në rolin e Çanit, se si vazhdon marrëdhënie e saj me Florin: “Unë asnjëherë nuk e kam bërë publike jetën time private. Por flas me Florin, e uroj për projektet e reja...”, tha ajo me të qeshur.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ELVANA GJATA LUANA VJOLLCA NORA ISTREFI SOZIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved