Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Humbet gjurmët rover-i Philae
 
Shperndaje
ikub#: 1501050154
Fotot e fundit te bëra nga anija Rosetta nuk janë ne gjendje te zbulojnë vendndodhjen e robotit Philae, i cili ne 12 nëntorin e vitit ta kaluar beri te paren ulje historike te një makinerie njerëzore mbi një kometë.

Qe prej asaj kohe, për aq sa i dhanë mundësi bateritë e saj, rover-i i bërë tashme i famshëm, arriti te dërgojë disa mostra, te cilat bene qe te revolucionarizoheshin opinionet e shkencëtarëve ne lidhje me origjinën e ujit ne toke, e cila deri pak kohe me pare mendohej se vinte nga asteroidet.

Qe nga ajo kohe, shuarja e baterive qe karikohen me ane te energjisë diellore, shënoi edhe fundin e informacioneve te tij për ne Toke, ne Agjencinë Hapësinore Europiane, ESA. Për fatin e saj, rover-i beri një ulje ne një zone te erret qe nuk kapet nga rrezet e diellit, te cilat do te lejonin karikimin e qelizave diellore te tij.
Gjithsesi, shkencëtarët janë te mendimit se me kalimin e kohës, bateria e saj do te rikuperohet, për te qene ne gjendje te vere ne pune aparaturat e saj qe do t’i siguronin ruajtjen e komunikimit me Token.
Nga ana e saj, anija nene, Rosetta, vazhdon te qëndrojë pranë kometës, por tashme distanca e saj prej 67P/Churyumov-Gerasimenko, është rritur, nga 20 km është bere 30 km, dhe për momentin nuk është parashikuar ndonjë afrim i mëtejshëm i saj me kometën.
 

loading...




Marre nga  bebaime
Shfleto artikuj te tjere per: KOMETA PHILAE ROSETTA ROVER

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved