Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Elon Musk. Pas 20 vitesh, makinat nuk do të kenë timon
 
Shperndaje
ikub#: 1707170085
Pas 20 vitesh, të kesh një makine do të jetë si te kesh sot një kalë ne garazh. Ky është me pak fjale projektimi i makinës tradicionale, asaj me timon, që kemi sot, në vitin 2037.
 
Pasi ka vënë ne vijë aksionet e tij për modifikimin e transportit ne hapësirë, vizionari i famshëm është duke menduar edhe për atë tokësor, përmes modernizmit te makinave te tij Tesla. Sipas tij, pas 20 vitesh, ato nuk do te drejtohen më me anë te timonit, por ne kuadrin e autonomisë se tyre, drejtimi i makinave do te behet përmes kompjuterëve.
Zbatimin e vizionit te tij ai tashme e ka filluar, duke adaptuar ne makinat e prodhimit Tesla një sere komandash dhe sistemesh gjysmë autonome në drejtimin e makinave. 
Këtë ide te tij Musk e prezantoi përpara Shoqatës Kombëtare te Guvernatorëve Amerikanë, ku si problem te pare evidentoi nevojën e përpunimit te një sistemi efikas mbrojtjeje nga hacker-at, pasi ne një skenar te tille, pasojat janë lehtësisht te imagjinueshme. Për këtë, ai propozon qe makinat të ruajnë gjithashtu një minimum aksesi për drejtimin manual të tyre nga shoferet.
Paralelisht Musk ka folur gjithashtu edhe ne lidhje me zhvillimet e Inteligjencës Artificiale dhe rrezikun qe bart ajo për shoqërinë, nëse do te tejkalojë varësinë nga njeriu. Për këtë ai kërkon përpunimin e një sërë rregullash dhe strukturash qe do te orientonin zhvillimet ne këtë drejtim.
Sipas Musk, zhvillimi i pa kontrolluar i Inteligjencës Artificiale mund te jete rreziku me i madh qe i kanoset qytetërimit.
 


ventouris
ventouris


Postuar: 17 Kor
Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ELON MUSK INTELIGJENCA ARTIFICIALE MAKINA TESLA TIMONI

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Living


Më të lexuarat


Living



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved