Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Bill Gates ri-merr spektrin e njeriut më të pasur në botë
 
Shperndaje
ikub#: 1708280093
Forbes ka përpunuar listën e njerëzve me të pasur ne botë, e cila sheh edhe një herë ne vend te parë 61 vjeçarin Bill Gates me 84.5 miliard dollarë. Kjo është hera e 18-te qe miliarderi amerikan, themeluesi i Microsoft e sheh veten ne këtë pozicion.
Sa i takon listës se me pasurve ne sektorin HiTech, në vend të dytë ndodhet Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe shumë kompanive te tjera, me 81.7 miliard dollarë. Vetëm pak dite më parë, Forbes e pati renditur atë ne vendin e pare si njeriu me i pasur në botë, vend te cilin e ruajti për jo më shumë se dy dite, si pasoje e rënies se kuotave ne bursë, pas parashikimeve jo optimiste te specialisteve ne lidhje me te ardhurat e pritshme te gjigantit te e-comerc.
Ne vend te tretë, me 69.6 miliard dollarë, renditet një tjetër amerikan qe vjen ne këtë pozicion për herë te parë. Mark Zuckerberg 33 vjeçar me mbi 15.5 miliard dollarë te shtuara gjatë këtij viti, aq sa edhe Bezos, është sot njeriu i trete me i pasur në botë.
Ne vend te katërt është Larry Elison i Oracle Corporation me 59.3 miliard dollarë dhe ne te pestin, Larry Page i Google me 43.9 miliard dollarë. 
Me pas vjen bashkëthemeluesi i Google Sergey Brin me 42.7 miliard, Jack Ma i Alibaba me 37.4 miliard, Ma Huateng i Tencent me 36.7 miliard, Steve Ballmer, ish CEO i Microdoft me 32.9 miliard dollarë dhe me pas Michale Dell, i kompanisë me te njëjtin emër, me 22.4 miliard dollarë.
 
loading...


Ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BILL GATES FORBES PASURIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Albanian ICT Diaspora
loading...
Living


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved