Dyqantaxi
Dyqan taxi
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Apple, Tim Cook prezanton iPhone X
 
Shperndaje
ikub#: 1709130008
Apple ka prezantuar produktin e fundit te saj qe e ka emërtuar iPhone X, ku numri romak përfaqëson 10-n, duke përkuar kështu ekzaktësisht me 10 vjetorin e dispozitivit te pare te kompanisë qe ne atë kohë do te sillte një epokë te re në botën e celulareve.
Eventi i shumëpritur është mbajtur ne Steve Jobs Theatre ne Cupertino, i portalet inauguruar. “One more thing”, ishin fjalët e para me te cilat CEO i Apple, Cook, hapi prezantimin duke perifrazuar kështu ideatorin Jobs, i cili e përdorte këtë shprehje sa here qe do te prezantohej  një produkt i ri.
iPhone X është një produkt qe do te ndryshojë skenarin e dhjetëvjeçarit ne vijim. Ai është tërësisht ne xham, si përpara edhe pas, duke kopjuar kështu iPhone 8. Është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Ka një ekran Super Retina Display 5.8 police. Nuk ka tastin Home dhe për te kaluar nga interfaqja kryesore do të duhet te rrëshqitet gishti me drejtimin sipër. Ka një pulsant anësor qe shërben për aktivizimin e asistentit zanor Siri.
Një tjetër risi është Face ID qe do te lejoje identifikimin e përdoruesit përmes njohjes se fytyrës për hapjen e ekranit. Kjo është bere e mundur fale procesorit te ri, A11 Bionica Neural Engine, konceptuar edhe për Inteligjencën Artificiale. Face ID është i përgatitur te njohë fytyrën edhe kur ajo ndryshon, përfshi rrudhat dhe flokët. Ai është funksional si ditën ashtu dhe natën dhe përpunon 600 miliard veprime ne sekonde. Nëse tek funksioni i njohjes se gjurmëve te gishtave lejonte një gabim ne 50 mijë raste, këtu marzhi i gabimit është 1 ne një milion. Face ID do te shërbejë gjithashtu edhe për kryerjen e pagesave me Apple Pay.
iPhone X ka dopiofotokamera me nga 12 megapixel, dopio stabilizator optik, dhe dyfishim te uniformitetit te ndriçimit te imazhit.
Bateria e iPhone X do te mbaje edhe dy ore me shume se iPhone 7 dhe do te karikohet wireless përmes një baze AirPower, qe mund te karikojë njëkohësisht edh Apple Watch3 dhAirPods.
Ai do te jete disponibël pas 3 nëntorit dhe do te kushtoje 999 dollarë.


Ventouris


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: APPLE DISPOZITIVI IPHONE X

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Raiffeisen
loading...
Living


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved