Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Asteroidi "i pasur" me ar dhe padurimi i NASA-s për të shkuar atje
 
Shperndaje
ikub#: 1712060078
Një asteroid që vlen me qindra trilion dollarë ndodhet në sistemin tonë diellor.
Tre herë më larg se distanca Diell-Tokë qëndron një asteroid i madh metali, me një vlerë të jashtëzakonshme.
 
Me një diametër rreth 252 km, asteroidi metalik i njohur edhe si 'M-klasë' 16 Psyche është objektivi i ardhshëm i NASA-s në rripin e shkëmbinjve gjigantë që rrethon sistemin e brendshëm diellor.
Ky asteroid është i përbërë nga bashkimi i hekurit, nikelit dhe arit duke e bërë një masiv të madh metalike me një vlerë prej 10 000 kadrilion $. NASA është duke përshpejtuar proceduar, madje duke studiuar trajektore të reja për të shkuar sa më shpejtë. Ky mision do të përfundojë shumë më herët nga sa ishte menduar më parë. 
 
Psyche është bërë tërësisht nga nikeli dhe hekuri, ashtu si bërthama e Tokës, ndryshe nga asteroidet e tjera shkëmbore.
Asteroidet përbëhen nga materiale primitive, mbetjet nga rëra e pluhurit nga e cila filloi sistemi ynë diellor. Psyche ka çuar në teorinë se mund të jetë mbetje e brendësisë së një planeti. Kjo do të thotë se mund të zbulohet më shumë për origjinën dhe evolucionin e sistemit tonë diellor.
 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARI ASTEROIDI METALI NASA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved