Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ndryshimet në fushën gravitacionale të Tokës sinjalizojnë tërmetet
 
Shperndaje
ikub#: 1712210126
Lëkundjet e mëdha sizmike shoqërohen me modifikim te fushës gravitacionale te Tokës ne rajonin përkatës dhe krijimi i një rrjeti sensorësh gravimetrike do te mund te shërbejë për te dhënë alarmin dhe shpëtuar jete njerëzore.
Një metode e re regjistrimi qe mund te shërbejë për te ulur numrin e viktimave, duke qe ne gjendje te parashikojnë tërmetet e fuqisë se madhe te provokuara nga vale te njohura si waves P dhe waves S, ketote dytat, edhe me shkatërrimtare.
Studimi e kësaj teknike ka nisur menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar te Fukushima-s ne 11 mars te vitit 2011. Instrumente te laboratorit nëntokësor te Kamioka-s ne afërsi te rajonit, kane regjistruar modifikim te fushës gravitacionale, ekzaktësisht 50 sekonda pasi tërmeti kish filluar, ndërkohë qe valët sizmike arritën mbi tokë 30 sekonda me pas. Ne këtë mënyrë, mendohet se një rrjet sensoresh gravitacionale i shpërndarë ne zona te caktuara te globit te njohura qe me pare për aktivitetin e tyre te larte sizmik, do te mund te paralajmëronte mbërritjen e rrezikut. Gjithsesi, behet fjale për disa sekonda, ndoshta një minutë, ndaj ende është shpejt për te thënë se kemi te bëjmë me një sistem te mirëfillte alarmi. Gjithsesi është një kohe qe do te mjaftonte për te gjetur një vend me pak te rrezikshëm, apo për te ndaluar trenat, mbyllur rubintat e gazit, dhe aktivizimin e te gjitha masave te emergjencës.
Për momentin, sistemi është ne gjendje te parandaloje evente me magnitude mbi 8 apo më shumë, por perfeksionimi i teknologjisë mund të bëj që të kemi se shpejti edhe sisteme early-warning për tërmete me fuqi më të ulët.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FUSHA GRAVITACIONALE TERMETE TOKA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved