Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Po! Në Mars ka UJË
 
Shperndaje
ikub#: 1712210056
Shkencëtarët thonë se gurët në planetin e kuq e thithin ujin nën koren "si të ishin një sfungjer" duke vrarë të gjitha format e jetës dhe duke e lënë sipërfaqen e thatë dhe të shkretë.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se në Mars ka patur ujë, por ai është thithur nga gurët si të ishin sfungjer. Këto gurë u transformuan si pasojë e aktivitetit vullkanik në të duke lënë shkëmbinjtë dhe koren e planetit të veshur me mineralet e bazaltit. Këto minerale thithin 25 % më shumë ujë se shkëmbinjtë normal në Tokë duke e thithur atë nga sipërfaqja e Marsit në brendësi të saj.
 
Largimi i ujit e la sipërfaqen të thatë dhe të shkretë duke vrarë çdo lloj forme jetese në të. E gjitha kjo ka ndodhur rreth 3.5 miliard vjet më parë.
Gjithashtu shumica e ujit të Marsit humbi në hapësirë si rezultat i largimit të fushës së saj magnetike.
 
Ka shumë arsye pse Toka kurrë nuk ka përjetuar këto ndryshime që  ndodhën në Mars.
 
Marsi është shumë më i vogël se Toka, me një profil të temperaturës të ndryshme dhe përmbajtje më të lartë hekuri të mantelit të saj silikatik.
 
Studiuesit thonë se këto dallime shkaktojnë efekte të rëndësishme që me kalimin e kohës shtohen.

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: JETA MARS TOKA UJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved