Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Bitcoin humb vlerën në treg, pëson ulje drastike
 
Shperndaje
ikub#: 1712220156
Bitcoin, monedha dixhitale, ka qenë një nga monedhat me vlerën më të lëvizshme për sa i përket rritjeve.
Ajo ka kërcyer brenda pak orëve nga vlera $ 8,000 në $ 20,000 duke njohur një rritje të madhe.
 
Mirëpo sot ajo mori një goditje të papritur për të gjithë, ku çmimi i saj u rrëzua me 23 % në Coinbase. Çmimi u ul brenda pak minutave nën 12.000 dollarë në disa shkëmbime rreth orës 7:30 në Londër.
 
Rënia, që ishte më shumë se 4.000 dollarë në mënyrë të menjëhershme, ishte humbja më e madhe në % e vlerës që Bitcoin ka parë këtë vit. 
Nuk është vetëm Bitcoin që ka humbur vlerë të konsiderueshme, por edhe monedhat e tjera dixhitale në sistemin cryptocurrency kanë rënë ndjeshëm si Ethereum (poshtë 20 përqind), Bitcoin Cash (poshtë 30 përqind), Litecoin (poshtë 21 përqind) etj.
 
Askush nuk e di se çfarë e ka shkaktuar zhvlerësimin e Bitcoin.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BITCOIN ULJA VLERA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved