Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Eric Shmidt le presidencën e Google
 
Shperndaje
ikub#: 1712220171
Eric Schmidt ka dhënë dorëheqjen si president i Alphabet, holding-ut te krijuar ne vitin 2015, pjese e se cilës është dhe Google dhe një sërë kompanish të tjera.
Pas 17 vitesh ne krye te kompanisë, ai tanimë do te ketë rolin e këshilltarit teknik dhe ndërkohë do te vijojë të jetë anëtar i këshillit administrativ.
Njoftimi gjithsesi ngre disa pikëpyetje, qe sipas New York Times, edhe pse nuk kane te bëjnë drejtpërdrejt me akuza apo insinuata për ngacmime seksuale, mund te lidhen me natyrën feministe te Schmidt, pas se cilës mund te fshihen arsyet e vërteta te dorëheqjes dhe mbajtjes se pozicionit te këshilltarit teknik.
Schmidt është i martuar qe prej 37 vitesh nga Wendy Schmidt, por po sipas New York Times, qe prej vitit 2012 ai dhe bashkëshortja e tij jetojnë te ndare. Kjo pasi Wendy ndjehej thjesht si një valixhe ne udhëtimet e tij lart e poshtë nëpër botë. Thuhet se gjate kësaj kohe ai ka pasur marrëdhënie me shume femra te sferës se larte, dhe kjo ka bere te detyruar, edhe ne kontekstin e zhvillimeve te fundit me sfond seksual ne SHBA, arritjen e një marrëveshjeje mes drejtuesve te larte te gjigandit te Mountain Wiev. "Nuk është e pranueshme qe drejtuesi i larte i një kompanie te deklarohet  me te dashura, ndërsa gruaja e pret ne shtëpi", citohet në New York Times.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ERIC SHMIDT GOOGLE PRESIDENCA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved