Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Facebook sfidon YouTube
 
Shperndaje
ikub#: 1712220191
Facebook ka hedhur një hap me tej drejt biznesit te muzikës duke u bërë kështu një rival për YouTube-n. Gjigandi media social mësohet se ka nënshkruar një marrëveshje me Universal Music Group, e kontrolluar nga francezja Vivendi.
Fale kësaj marrëveshjeje, Facebook do te lejoje përdoruesit e tij, mbi 2 miliardë, te ngarkojnë ne mënyrë legale, video muzikore nga Universal. Dhe këtë do te mund ta bëjnë jo vetëm përdoruesit e Facebook, por edhe ato te Instagram dhe te platformave te tjera te kontrolluara nga Zuckerberg.
Kjo lëvizje i kundërvihet seriozisht platformës se Google, YouTube, e cila gjithashtu pak dite me pare, pati lidhur një marrëveshje të tille me vete Universal si dhe SonyMusic Intertainment. Por të rrezikuar tashme mund te ndjehen si Spotify ashtu dhe Apple Music.
Aktualisht Facebook nuk ka një shërbim muzikor te vetin, por marrëveshja e re shihet si një prelud pozitiv për te ardhmen, për ta zgjeruar aktivitetin e saj edhe ne këtë fushe. Kompania ka konfirmuar kështu edhe një here objektivin e saj për t'i dhënë vlerë gjithnjë e më të madhe videove online, për te nxitur gjithnjë e me shume përdoruesit për te parë dhe ndarë video dhe për te tërhequr me shume investitorë publicitarë.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FACEBOOK MARREVESHJA SFIDA UNIVERSAL MUSIC GROUP YOUTUBE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved