Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
“Materiali i mrekullisë” shumë fleksibël dhe i papërshkrueshëm nga plumbi
 
Shperndaje
ikub#: 1712260051
Ky material do të jetë e ardhmja e armaturave ushtarake super të lehta.
Një material fleksibël si llamarina e kallajit, por mjaft e vështirë për të shpuar nga plumbi është krijuar në laborator.
 
Materiali "Diameni" është bërë duke përdorur dy shtresa të grafenit(vjen nga grafiti), materiali i parë dy-dimensional në botë i cili është vetëm një atom i trashë dhe një milion herë më i hollë se flokët e njeriut.
 
Një substancë e tillë mund të përdoret për çdo gjë, nga veshjet mbrojtëse ndaj ujit deri te armatura të lehta kundër plumbave.
 
Vendosja e një grafene në krye të një tjetër në temperaturën e dhomës prodhonte një material të ngjashëm me diamantin.
"Diameni" është i butë dhe fleksibël derisa vihet nën presion, ku bëhet jashtëzakonisht i ngurtë si diamanti. Ajo u testua me një plumb duke e ndaluar atë të depërtonte mes përmes.
 
Grafeni është parë si një material mrekulli që kur u zbulua në vitin 2004 nga hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit.
 
Ky material është aq premtues sa do të revolucionarizojë fusha të ndryshme të teknologjisë. Ai është një material tepër i fortë, shumë i lehtë dhe elastik.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FLEKSIBEL FORTE MATERIALI TEKNOLOGJIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved