Oumuamua është një kometë ndëryjore
 
Shperndaje
ikub#: 1712260047
Oumuamua është një kometë ndëryjore Fillimisht u menduar se kemi te bëjmë me një anije kozmike ailene, me pas se kishim te bënim me një trup qiellor i veshur me materiale te panjohura ende për shkencën tone, por te dhëna te fundit, kane treguar se me gjasa, kemi te bëjmë thjesht me një komete qe ka hyre ne Sistemin tone Diellor nga një tjetër sistem yjor.
Analizat kane treguar se Oumuamua është e veshur me një shtrese-mburoje organike, 0.5 m. e trashe, e cila mendohet se e ka ruajtur akullin qe ndodhet nen te nga avullimi, kur trupi kaloi "pranë" Diellit ne distancën 37 milion kilometra. Studimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh te  Alan Fitzsimmons dhe Michele Bannister nga Queen's University ne Belfast, dhe botuar ne Nature Astronomy.
Duke analizuar me kujdes mënyrën se si kometa e zbuluar reflekton dritën, janë vene re ngjashmëri mes planetëve te vegjël dhe kometave te përbëra nga akulli i pasuruar me karbon te modifikuar si pasoje e rrezatimeve kozmike prej miliona apo miliarda vitesh.
Sipas Bannister, ne këtë rast kemi te bëjmë me objektin e pare ndëryjor i cili i ngjan shume trupave të Sistemit tone Diellor, çka tregon se familja e planetëve mund te jete e ngjashme edhe me ato te sistemeve te tjera yjore.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KOMETA OUMUAMUA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved