Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Tashmë do të identifikoheni lehtësisht nëse vidhni apo kontrolloni pa leje një telefon Android
 
Shperndaje
ikub#: 1712260062
Edward Snowden i kthen telefonat Android në një sistem mbikëqyrjeje, duke jua bërë punën edhe më të vështirë.
Aplikacioni i ri i Edward Snowden ofron një mbikëqyrje dhe mbrojtje më të mirë për të gjithë telefonat Android kundër rrëmbimeve, kontrolleve apo manipulimeve pa leje.
 
"Safe Haven" është një aplikacion me burim të hapur që do të funksionojë në çdo telefon Android. Aplikacioni funksionon si një sistem mbikëqyrjeje, duke përdorur kamerën e pajisjes, aftësinë e incizimit audio dhe madje edhe akselerometrin që mat lëvizshmërinë dhe vibrimin e trupit. 
 
Ky aplikacion njofton personin përkatës se telefoni i tij është rrëmbyer, u hap apo sapo lëvizi nga ky person.  Aplikacioni bën foto, incizon zërin e bisedave si dhe monitoron lëvizjet duke i dërguar ato me sms në një faqe interneti që ju e keni përcaktuar paraprakisht.
 
Në këtë mënyrë ju do ta keni telefonin tuaj gjithmonë nën monitorim edhe kur nuk keni me vete apo e keni harruar në shtëpi, zyrë etj.
 
"Safe Haven" mund të shkarkohet nëpërmjet Google Play.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ANDROID APLIKACIONI EDWARD SNOWDEN MONITORIMI SAFE HAVEN

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved