Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Edhe robotët kanë frikë, dhe kjo i bën ata më inteligjentë
 
Shperndaje
ikub#: 1712280098
Robotët të vendosur nën stres, reflektojnë shenja frike që ashtu s edhe tek njeriu, mund te ndikojnë për t'i bërë ata edhe më inteligjentë.
Në këtë përfundim ka dale një studim i realizuar nga një bashkëpunim mes Universitetit te Plymouth-it dhe Federico II në Napoli, botuar ne revistën Plos One.
Përgjatë evolucionit, kafshët, por edhe njeriu, kane mësuar te menaxhojnë frikën dhe stresin dhe ne këtë mënyrë, kane përpunuar sjellje që i kanë ndihmuar ata për të marrë vendime te duhura dhe të zgjuara. Pikërisht këtë moment kane simuluar shkencëtarët e dy instituteve te mësipërm, duke vendosur ne kushte stresi një sistem inteligjence artificiale. Simulimi ka ndihmuar për te kuptuar më mirë se si evoloi aftësia për te menaxhuar situatat ne një grup te caktuar robotësh virtualë.
Shkencëtarët vunë re se për te reaguar ndaj një stimuli te rrezikshëm, sistemi i inteligjencës zgjodhi të shmanget. Largimi nga rreziku është reagim primordial edhe tek kafshët, qe shoqëron një moment rreziku dhe frike. Ky proces ndodh automatikisht edhe tek njeriu, ndonëse këtu, ai shoqërohet edhe me një faze te dytë përpunimi për te kuptuar se çfarë ndodhi apo është duke ndodhur.
Robotët u vu re se në këtë situata u ndalën, një moment ky qe mund te shërbejë për t'i bere ata edhe me inteligjentë në të ardhmen, pasi sipas profesoreshës se Universitetit te Plymouth, emocionet janë fortësisht te lidhura me kujtesën, vendimmarrjen dhe motivimin.
 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FRIKA INTELIGJENCA ARTIFICIALE ROBOTE STRESI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved